“S’kam shtëpi, flinim në hotel”/ Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion: E lirova të burgosurin, shkak covidi

Shqipëria

“S’kam shtëpi, flinim në hotel”/ Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion: E lirova të burgosurin, shkak covidi

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 21:10
Foto

Gjyqtarja Mimoza Margjeka mbërriti dy orë me vonesë në gjykatën ku do mbahej seanca ndaj saj, pasi kishin harruar  ta njoftonin.

Teksa brenda gjykatës po e prisnin katër të bashkëdyshuarit e tjerë , SPAK dhe gjyqtarja, Margjeka hodhi akuza në radhë të parë ndaj policisë.

Pas nervozizmit në hyrje  Margjeka para gjykatës dha alibinë ku hedh poshtë dyshimin.

Avokati Demiraj hodhi një alibi tjetër duke këmbëngulur se Nejton Bali ia kishte marrë lekët të ëmës për t’i humbur në bixhoz.

Në përfundim pasi dëgjoi akuzat e kundër akuzat gjykata la në fuqi masat që kishte firmosur në mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat