Nuse e vjehërr vdesin nga COVID-19 brenda një dite në Shqipëri

Shqipëria

Nuse e vjehërr vdesin nga COVID-19 brenda një dite në Shqipëri

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Dy anëtare të një familjeje kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në qytetin Gramshit të Shqipërise gjatë ditës së sotme.

Brenda ditës janë shuar nga COVID-19, vjehrra dhe nusja. Mediat në Shqipëri raportojnë se në këtë familje kanë qenë tre pjesëtarë të infektuar nga COVID-19.

Së pari, vjehrra 78-vjeçare ka vdekur si pasojë e koronavirusit, pastaj nusja 55-vjeçare.

Ndërsa bashkëshorti i 55-vjeçares ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat