Zjarri në Priskë të Tiranës, Meta: Të mbahet përgjegjësi ligjore!

Shqipëria

Zjarri në Priskë të Tiranës, Meta: Të mbahet përgjegjësi ligjore!

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 22:54
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim për zjarrin që ka përfshirë zonën e Priskës në Tiranë.

Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për të neutralizuar zjarrin në Priskë, të Tiranës.

Kreu i shtetit shkruan se është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.

Postimi i plotë

Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.

U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.

Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat