Reshje në zonat malore, ja parashikimi i motit për nesër

Shqipëria

Reshje në zonat malore, ja parashikimi i motit për nesër

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Pjesa e parë e ditës së nesërme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Në orët e pasdites pritet të ketë shtim të vranësirave si dhe reshje të pakta shiu në zonat malore. Orët e vona të mbrëmjes përmirësojnë motin dhe në këto zona.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat

ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat