Historia shokuese- ‘Si drit je, të dua’, dalin mesazhet që i dërgonte në rrjetet sociale 46-vjeçari minorenes në Pogradec

Shqipëria

Historia shokuese- ‘Si drit je, të dua’, dalin mesazhet që i dërgonte në rrjetet sociale 46-vjeçari minorenes në Pogradec

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 05:59
Foto ilustrim

Blerim Bizgjoni, 46-vjeçari nga Pogradeci i arrestuar nga Policia për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ishte shumë aktiv në rrjetet sociale. Aktiv në komentet që i linte 14-vjeçares A.Q, në profilin e saj në Facebook.

Image

E kjo e fundit, e cila e çoi pas hekurave bashkëfshatarin nga Vërdova, me denoncimin se ishte dhunuar, presionuar dhe përdhunuar prej një muaji nga 46-vjeçari, nuk ia linte mangut përgjigjet.

Nga profili i të miturës në Facebook, shohim se replikat e tyre me komente kanë vijuar deri tre ditë më parë, kur në një foto që ka postuar e reja, Blerimi i komenton me emoji “i love you”.

ImageFoto e publikuar nga e mitura ne FB

“Super”, “Si drit je”, ’10”, ” Si drit tkan”, “Si gazetare te kam♥♥”, janë disa nga komentet që Blerim Bizgjoni linte në fotot e minorenes.

Ndërsa ajo i përgjigjej me emoji, dhe në komplimentin si gazetare, ajo ia kthen “haha, e di e di”.

Image
Image
Image

 

ABUZIMI

“Panorama” mëson se abuzimi ka ndodhur në banesën e autorit, ku jeton me vajzat e bashkëshorten, por kjo e fundit, nuk ka mundur të dëshmojë në polici e as të bëjë gjë për këtë situatë, pasi një aksident në të cilin është përfshirë, i ka marrë gojën dhe nuk mund të flasë.

Një detaj tjetër që ka ngritur shqetësim tek grupi hetimor është se vajza ka treguar që ditën kur ka shkuar në shtëpinë e Bizgjonit, atje ka qenë një vajzë tjetër, të cilën ai e kishte larguar nga shtëpia po atë ditë. Ky detaj mund ta çonte Policinë drejt një tjetër skandali.

Mësohet se 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.

“Në datë 11.09.2020 rreth orës 20:30 pranë komisariatit të policisë së Pogradecit është paraqitur shtetasja A.Q e cila ka bërë ankim se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.

Kjo vajzë është e mitur pa bërë 14 vjeç akoma. Pas procedurave është bërë shoqërimi në komisariat i shtetasit blerim Bizgjoni, ai ka pranuar veprën penale dhe më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat