E ëma e vajzës së përdhunuar në Pogradec: Të dënohet autori, kishim besim por na doli maskara

Shqipëria

E ëma e vajzës së përdhunuar në Pogradec: Të dënohet autori, kishim besim por na doli maskara

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 08:27
Blerim Bizgjoni

Një ditë pas ngjarjes që shokoi mbarë Shqipërinë, ka reaguar nëna e vajzës 13-vjeçare të abuzuar seksualisht dhe të dhunuar prej një viti nga në  46-vjeçari Blerim Bizgjoni.     

Në dëshminë e dhënë, Erjona Qosolli shprehet se vajzën e kishin lënë me mirëbesim tek autori dhe nuk e kishin menduar se ai do të abuzonte me 13 vjeçaren në mënyrë të tillë makabre.

Ajo kërkon dënimin e tij.

Dëshmia e plotë

Ne e kishim besuar vajzën atje, sepse rrinte me vajzën e tij dhe gruan. E kishim lënë me mirëbesim. Mirpo vinte vajza e mërzitur, e pyesja çfarë ke me mami? Nuk shprehej, pastaj më tregoi.

Ne kemi 2 vjet që kemi zbritur nga fshati (Çezmë) në Vërdovë të Pogradecit, kemi 2 vjet zë lidhur me familjen e tij, ne e dinim njeri tl sigurtë atë, e dinim të saktë mirpo doli maskara. Ne kishim njohje të vjetra wë nga fshati, ai erdhi në shpi dhe më tha (para dy vitesh) ku e ke burrin se do ti gjej punë. Pas kësaj bisede familja jonë u njoh më shumë me të. Në njohje e sipër na tha se vajza jote i ka krahët tek unë, do ta mbroj unë, do ta ushqej, laj dhe vesh unë. Ne ramë dakord me këtë gjë thotë e ëma e vajzës dhe kjo gjë ndodh prej gati 2 vitesh.

Vajza mbrëmë (ditën e denoncimit) ka ardhur në shtëpi e tmerruar dhe si e çmëndur më thotë mami lojta nga mendtë, e pyes se çfarë kishte por nuk shprehej. Nuk më tregoj çfarë ndodhte dhe mori policinë, iu tha kam njl shqetësim të madh dua të më ndihmoni. Më thoshte vsjza se ai donte ta godiste dhe përdhunonte. Për të rrahur e kish rrahur, por nuk tregonte sepse e dinte që skishte kush ta mbronte, babai se mbron dot. Unë kërkoj që ai të dënohet dhe të qëndrojnë larg nesh, të mos afrohen më atë familje nuk e dua. Ajo familje është e shlatërruar. Familje maskarenjsh, unë i dija të besuar. Kam nevojë për ndihmë edhe për ngjarjen që ka ndodhur por edhe burrit ti lidhin kempin. Jam e dëshpëruar e mërzitur kam shpresë vetëm tek shteti edhe vajza është e mërzitur dhe trishtuar është shumë keq”.

Kjo është në vija të përgjithshme ajo se çfarë ka thënë nëna e 13 vjeçares. Ajo deklaroi se ka qenë vetl ajo që e ka lejuar vajzën të qëndronte atje pasi nuk kishte mundësi ekonomike ta mbante dhe ti plotësonte nevojat e saj për ushqim, rroba, shkollë etj. Familja Qosolli jeton vetëm me 55 mijë lek të vjetra asistencë (5 persona në familje) ata janë shumë të varfër dhe jetonin prej vitesh në këtë gjendje në fshatin Çezmë të Mokrës nga ku më pas Fondacioni Fundjavë Ndryshe iu bleu shtëpinë në fshatin Vërdovë para dy vitesh. Dhe prej ditës kur ata zbritën në Pogradec vajza e tyre shkoi të jetonte tek shtëpia e shoqes së saj pa e ditur se babai i saj Blerim Bizgjoni do ta shfrytëzonte seksualisht.

Ajo deklaroi në polici se ngacmimet ndaj saj kishin filluar në muajin korrik 2020, në 30 korrik ditën e Bajramit ajo është rrahur dhe përdhunuar në ballkonin e shtëpisë së autorit ku më pas është mbajtur e lidhur në ballkon deri në orët e para të mëngjesit, nën kërcënimin se po të tregonte do ta hidhte nga ballkoni. Vajza është përdhunuar dy herë me forcë dhe dhunë ndërsa shfrytëzimi më pas për më shumë se 1 muaj është bërë në kërcënimet se di ti vriste babain apo se nuk mund tl shkonte në polici pasi atje ai kishte miq.

Vajza ka deklaruar në polici se ai kishte abuzuar edhe me një vajzë tjetër dhe për këtë prokuroria po heton. Për ngjarjen në banesën e autorit  ishin në dijeni edhe e bija e tij shoqja e të abuzuarës dhe bashklshortja. Kjo e fundit nuk tregonte dot pasi kish humbur aftësinë për të folur disa vite më parë, vajza (shoqja e 13 vjeçares) nuk tregonte pasi e rrihte i ati. Por sërish pas një diskutimi që ato kanë pasur bashkë vendosën denoncimin e 46 vjeçarit i cili përfundoi në pranga, por që para grupit hetimor nuk ka pranuar asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat