Socialistët e Dibrës ndezin motorët e fushatës, shikoni çfarë po ndodh sot në qytetin verior

Shqipëria

Socialistët e Dibrës ndezin motorët e fushatës, shikoni çfarë po ndodh sot në qytetin verior

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 10:57
Socialistët e Dibrës

Socialistët e Dibrës kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të siguruar mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste.

Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut, Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos. Në fokus të diskutimeve me të zgjedhurit dhe strukturat lokale të PS-së, ishin masat organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Xhaçka theksoi se në këto 8 vite qeverisje, shumica e shqiptarëve besoi tek PS si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian. Gjithsesi,- theksoi Xhaçka, kjo nuk duhet të vetëkënaqë asnjë socialist duke lënë pas dore organizmin dhe përmirësimin e strukturave të PS.

“Serioziteti, ndershmëria, profesionalizmi, korrektësia dhe puna janë garancia më e mirë për një mandat të tretë qeverisës të PS dhe thellim të rezultatit të saj në katër bashkitë e qarkut”, u shpreh Xhaçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat