Të varfër, me dy fëmijë të sëmurë

Shqipëria

Të varfër, me dy fëmijë të sëmurë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 18:26
Feride Golemi nënë e katër fëmijëve jeton në Gjirokastër

“Unë marr 200 mijë lekë të kempit të djalit që kam sëmurë. E kam me ujë në kokë, kemi bërë procedurat që ta bëjmë operim por nuk kam lekë, më kanë kërkuar 1 milion lekë për operim. As nuk ecën as nuk lëviz. – tregon Feride Golemi.

Feride Golemi nënë e katër fëmijëve jeton në Gjirokastër, ndërsa mundohet me ato pak të ardhura t’u sigurojë të paktën ushqimin.  Për shkak të pamundësisë vajzën 4 vjeçare e ka dërguar te nëna e saj, por varfëria bën që arsimimi i të vegjëlve të mbetet veçse ëndërr.

“Jetoj me qera, paguaj 140- 150  mijë lekë qera. Fëmijët i kam të gjithë pa shkollë dhe pa kopësht. Shkova sot ta regjistroj dhe më thanë për analiza, një analizë bën 25 mijë lek. Ku do i gjej unë ato lekë? Më tha shko bëj letrat sot dhe silli nesër. Më thanë të paguaj dhe lekët e kopshtit, parapagesën por edhe atë nuk e paguaj dot”– shton ajo mes lotëve.

Bashkëshorti mundohet të sigurojë sado pak të ardhura me aq punë sa mund të gjejë në Gjirokastër.

“Nuk ja dal dot, burri që punon merr vetëm 10 mijë lekë. Çfarë do bëjmë më parë me ato lekë? Të paguaj qeranë, të marr ilaçet apo t’i dërgoj fëmijët në kopësht dhe shkollë? Nuk ja dal dot për asnjë lloj gjëje.”

Përmes lotëve kërkon ndihmë nga shteti apo kushdo që ka mundësi së paku për të kuruar të voglin.

“Nga shteti kërkoj të paktën një ndihmë  për atë fëmijën e vogël që kam shtrirë në krevat. Nuk më lëviz, të paktën të bëjnë diçka për atë fëmijë”

Deformimi në kokë dhe moszhvillimi po e bluan dita ditës Fabion e vogel teksa prindërit me shpresë shohin derën, ndoshta dikush do të trokasë, për të hedhur sado pak dritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat