Udhëtimi drejt Korçës përfundon në tragjedi! Ndërrojnë jetë dy vajza në dalje të tunelit të Elbasanit

Shqipëria

Udhëtimi drejt Korçës përfundon në tragjedi! Ndërrojnë jetë dy vajza në dalje të tunelit të Elbasanit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 06:54

Katër vajza kanë qenë duke udhëtuar drejt Korçës mbrëmjen e sotme, kur në dalje të tunelit të Elbasanit janë përplasur nga një automjet tip Benz.

Bilanci ka qenë tragjik. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, ndërsa dy të tjera janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në momentin e përplasjes makina ku ato ndodheshin ka pësuar dëmtime të rënda, e për pasojë vajzat kanë mbetur të bllokuara për disa minuta dhe janë nxjerrë vetëm pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, 

Mësohet se viktimat janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa kanë mbijetuar Denisa Dibra dhe Nervida Garunja.

Kjo e fundit i ka thënë policisë në momentin e shpëtimit se e kanë parë makinën që i ka përplasur të bënte manovra të gabuar pak para se të ndodhte aksidenti.

Shoferi i mjetit tip ” Benz” është arrestuar nga policia pasi ka rezultuar i dehur në testin e alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat