“Liria kushtoi 6 mijë euro” KLGj pezullon gjyqtaren Mimoza Margjeka

Shqipëria

“Liria kushtoi 6 mijë euro” KLGj pezullon gjyqtaren Mimoza Margjeka

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 14:51
Mimoza Margjeka

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos në mënyrë unanime pezullimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka.

Të shtunën e kaluar, 12 shtator, Gjykata e posaçme la në arrest shtëpie gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe avokatin Skender Demiraj, të cilët akuzohen se kanë marrë 6 mijë euro për të lënë të lirë një të burgosur, ndërsa 3 të ndaluarit e tjerë në arrest me burg.

Seanca nisi me debate që nga momenti i shoqërimit të gjyqtares nga policia, por dhe gjatë seancës gjyqësore. Sipas avokatëve mbrojtës vendimi ka prapavijë politike.
Gjykatësja Margjeka eshte shprehur para gjykates se lirimin nga qelia të të burgosurit, Orjon Bali e ka kryer sipas udhëzimeve të ministrisë për shkak të situatës së pandemisë për të dhënë masa sigurie më të lehta.

Nderkohe prokuroria e akuzon se për lirimin e tij janë paguar 6 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat