Kryemadhi beson: Meta s’bëhet kryeministër se është Basha! Po mbase do Ministër i Brendshëm!

Shqipëria

Kryemadhi beson: Meta s’bëhet kryeministër se është Basha! Po mbase do Ministër i Brendshëm!

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 23:43
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon për lajmin e përhapur në media se presidenti Ilir Meta mund të synojë postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 2021-shit.

Teksa vlerësoi lart karrierën politike të Lulzim Bashës, Kryemadhi tha se Meta nuk ka gjasa të bëhet kryeministër pasi ai post i takon Bashës, si kryetar i opozitës së bashkuar.

Megjithatë, në një intervistë per median, Kryemadhi nuk përjashtoi mundësinë që Meta të synojë postin e ministrit të Brendshëm.

“Ajo e para e kryeministrit të jeni të bindur që nuk ndodh, se është Basha kryeministri i Opozitës së Bashkuar, kjo e dyta (ministër i Brendshëm) mund të ndodhë, po e pati me qejf Ilir Meta…

Dashuria e Metës për Bashën është dashuri politike, nuk është në doza të pakta”, u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat