I dënuar në Itali, kush është 33 vjeçari që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë

Shqipëria

I dënuar në Itali, kush është 33 vjeçari që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Detaje të reja zbardhen nga krimi në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë brenda makinës së tij një 33 vjeçar.

Mësohet se viktima është Klevis Kapllani. Ai rezulton të ketë qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike.

I riu kishte dy vjet që ishte kthyer në Shqipëri dhe nuk kishte pasur probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat