Triçikli me tre persona del nga rruga, plagosen dy prej tyre

Shqipëria

Triçikli me tre persona del nga rruga, plagosen dy prej tyre

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:47
Ilustrim

Dy persona janë plagosur në një aksident pasditen e sotme.

Ngjarja është raportuar në fshatin Mollas të Korçës, ku shtetasi L. L., rreth 42 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar një triçikël, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e drejtuesit, shtetasja S. L., rreth 39 vjeçe dhe B. K., 63 vjeç, banues në Korçë, pasagjerë në mjet.

Me drejtuesin e triçiklit do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat