Probleme me pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini

Shqipëria

Probleme me pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 11:38
KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini.

Alket Mersini u përball të hënën me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u pyet për burimet financiare për dy apartamente dhe një vlerë 40 mijë euro që një kompani ndërtuese kishte depozituar në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij.

Mersini nuk rezultoi i pastër një nga kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë.

Prokurori ka pasur në dorë dy çështje të rëndësishme, atë të dosjeve të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe i falsifikimeve të biletave të autobusëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat