Ish-ministrja greke dhe Rama përplasen për çështjen e detit

Shqipëria

Ish-ministrja greke dhe Rama përplasen për çështjen e detit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:45
Çështja e detit dhe marrëdhëniet Greqi-Turqi bënë që Bakojanis dhe Rama të përplaseshin në distancë me njëri-tjetrin

Ish ministrja e jashtme greke, Dora Bakojanis, ishte e ftuar së bashku me kryeministrin Edi Rama në panelin e organizuar nga “The Economist” në Athinë.

Çështja e detit dhe marrëdhëniet Greqi-Turqi bënë që Bakojanis dhe Rama të përplaseshin në distancë me njëri-tjetrin.

Bakojanis, shprehu keqardhjen për faktin që Shqipëri Greqi ende nuk ka një marrëveshje për detin ndërsa shtoi se Greqia e dinte që ka ndërhyrje nga Turqia.

Dora Bakojanis: “Marrëveshjen unë e kam nënshkruar me Shqipërinë. Sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 12 vjet më pas të mos kemi një marrëveshje. Na duhet të punojmë fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë.

Është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Për të qenë e ndershme ndërhyrja e vendeve të treta në këto çështje nuk ndihmon.

Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira të mundshme që mund të kemi. Bie dakord me Ramën për marrëdhëniet greko-turke, po ne jemi shumë.

Unë njihem në Greqi si mbështetëse e fortë e dialogut por kjo është e qartë vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, sepse kërcënimet nuk mund të jenë të pranueshme. Shpresoj që Erdoan të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionte dhe të ndryshojë retorikën.

Menjëherë pas saj reagoi kryeministri Rama, i cili u shpreh se sjellje të tilla nuk ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat