“Taulant Balla uron Fatos Nanon për ditëlindje: Nën drejtimin e tij u formësua...

Shqipëria

“Taulant Balla uron Fatos Nanon për ditëlindje: Nën drejtimin e tij u formësua...

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:08
Taulant Balla ka uruar për ditëlindje ish-kryetarin Fatos Nano.

Deputeti socialist Taulant Balla ka uruar për ditëlindje ish-kryetarin Fatos Nano.

Balla thotë se nën drejtimin e tij, u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste.

“Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos.

Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike:

si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-kushtetutën e vitit 1994, zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës, kriza e piramidave në 1997,

kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit, miratimi i Kushtetutës në 1998, kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999, hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat