Rama publikon videon: 75% e punimeve të realizuara, ja cila zonë do të ketë së shpejti 24 orë ujë

Shqipëria

Rama publikon videon: 75% e punimeve të realizuara, ja cila zonë do të ketë së shpejti 24 orë ujë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:00
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama publikon një video të punimeve në kantierin e ujit në Poliçan, duke thënë se ky është ‘një tjetër investim i rëndësishëm për modernizimin e sistemit të furnizimit me 24 ORË UJË të pijshëm”.

Sipas Ramës, shumë shpejt mbi 12 mijë banorë do të kenë ujë pa ndërprerje pas sistemimit njëherë e përgjithmonë të të gjithë infastrukturës në ujësjellës.

“KANTIERI I UJIT në Poliçan një tjetër investim i rëndësishëm për modernizimin e sistemit të furnizimit me 24 ORË UJË të pijshëm e me cilësi për Poliçanin dhe fashtrat Mbrakull e Pronovik.

 Loti 2 përmbyll 100% infrastrukturën e ujësjellësit për këto zona, ku nga një rrjet i amortizuar i viteve 1970, tashmë me 75% të punimeve realizuar, shumë shpejt 12 428 banorë do të kenë 24 ORË UJË pa ndërprerje pas sistemimit njëherë e përgjithmonë të gjithë infastrukturës në ujësjellës”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat