Mustafa Nano komenton kafenë e fundit mes Ramës dhe Shahinit

Shqipëria

Mustafa Nano komenton kafenë e fundit mes Ramës dhe Shahinit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:27
Mustafa Nano

Disa ditë më parë, kryeministri Rama me anë të një videoje në rrjetet sociale, njoftoi shkarkimin nga detyra të ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe në vend të saj emëroi Evis Kushin.

Ky ndryshim u komentua në studion e emisionit “Top Talk”, mes gazetarit Denis Dyrnjaja dhe analistit Mustafa Nano. Analisti u shpreh i mendimit se ministrja në largim ka punuar në presion gjatë ushtrimit të mandatit të saj. Sipas tij ajo është ndeshur nga paragjykimet etnike, por edhe për faktin se ajo është teknike në ide e jo politike. Fjalën e tij analisti e mbylli me frazën, “unë i kam qarë hallin asaj”, duke iu referuar në këtë mënyrë Shahinit.

Denis Dyrnjaja: Besa Shahini iku, iku apo u hoq është një dilemë që ne nuk e dimë, por një kafe u pi midis kryeministrit dhe ministres së arsimit, e hidhur u duk si kafe në fakt, por edhe nga biseda që u bë.

Mustafa Nano: Edhe mua ashtu m’u duk, vendimi i tyre për t’u ndarë në mënyrë kortezhe përpara kamerave. Kam përshtypjen që e ka kërkuar Rama për ta bërë këtë ndarje. Por jo vetëm për vete, por edhe për atë. Duke qenë kosovare të paktën të ndahen sa më mirë. Unë kam pasur simpati për atë vajzë, për formimin e saj akademik. Por në të njëjtën kohë ajo dështoi këtu si ministre e arsimit. Ajo e pati të vështirë të aklimatizohet ka pasur shumë presione të brendshme, duke qenë se ajo është teknike. Ka pasur shumë mllefe amozitete, ka pasur dhe amozitete dhe në qarqet akademike. Ajo ka punuar gjatë gjithë kohës në presion, unë i kam qarë hallin asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat