3 jetë të humbura me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri - Bota Sot
3 jetë të humbura me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri

Shqipëria

3 jetë të humbura me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:39
Ilustrim

Në përditësimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numërohen 65 të shëruar, 144 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat