Sherr me thika në Pogradec, plagoset një 16-vjeçar, arrestohet autori

Shqipëria

Sherr me thika në Pogradec, plagoset një 16-vjeçar, arrestohet autori

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:55
Ilustrim

Një 16 vjeçar është kapur nga policia, pasi ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1,  ku gjatë një konflikti të çastit, 16 vjeçari me iniciale L. S., banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës 16 vjeçarin me iniciale R. T., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një thikë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Thika e sekuestruar:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat