Vdekja nga COVID e mjekut Sefer Dervishi, ministria e Shëndetësisë jep detaje

Shqipëria

Vdekja nga COVID e mjekut Sefer Dervishi, ministria e Shëndetësisë jep detaje

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 20:41
Sefer Dervishi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas vdekjes së mjekut Sefer Dervishi.

61-vjeçari ishte infektuar me COVID dhe nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.

"Njoftojmë me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Dervishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.", thuhet në reagimin e ministrisë.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

"Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!", mbyll njoftimin ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat