Sot Kuvend/ Interpelancë me Blendi Klosin, do miratohet edhe Komisioni i Posaçëm për kandidatët e KQZ së re

Shqipëria

Sot Kuvend/ Interpelancë me Blendi Klosin, do miratohet edhe Komisioni i Posaçëm për kandidatët e KQZ së re

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 10:59
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e sotme pritet të nisë seanca e radhës plenare. Mësohet se sot do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi,e cila është kërkuar nga deputeti Vasil Sterjovski.

Ndërkohë në seancën e sotme do të diskutohet edhe për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, që do të zgjedhë anëtarët e KQZ-së.

Kuvendi gjithashtu sot pritet të shqyrtojë projektligjin “Për aderimin në amendamentin DOHA të Protokollit të Kiotos të Konventës kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike aderuar me ligjin nr. 9334, datë 16.12.2004”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për denoncimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës” ratifikuar me ligjin nr. 100/2017”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat