Naftëtarët e Ballshit protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës

Shqipëria

Naftëtarët e Ballshit protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Protesta e naftëtarëve të Ballshit është zhvendosur ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturën në Tiranë.

Dhjetëra protestues janë grumbull me njëri-tjetrin janë përballur me kordonin policor. Me pankarta nëpër duar që shprehin revoltë, ata po kërkojnë të drejtat e tyre pasi kompania ku punonin nuk e mbajti premtimin për  të dhënë pagat e prapambetura dhe të rifilliojnë punën.

Të veshur me maska, por pa asnjë distancë me njëri tjetrin ata kanë hasur edhe konfrontim fizik me forcat blu, duke kërkuar që të hyjnë brenda godinës së ministrisë. “Njeriu kur ndjen dhimbje është i gjallë, kur ndjen dhimbjen e tjetrit është njeri”, shkruhet në njërën prej pankartave të naftëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat