Bardhi: Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura! Sot doli zbuluar

Shqipëria

Bardhi: Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura! Sot doli zbuluar

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:05
Gazment Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, akuzon Kryeministrin Edi Rama se mashtroi shqiptarët për listat e hapura.

Duke reaguar pas dështimit të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, Gazment Bardhi deklaron se edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”.

“Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100%, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!”, shprehet Bardhi.

Ai shton se qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100% dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve.

“Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtrues në panikun e humbjes”, thotë në mbyllje zyrtari demokrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat