‘Do jetë luftë edhe brenda partisë’, Gjiknuri jep detajet si do zgjidhen kandidatët për deputetë

Shqipëria

‘Do jetë luftë edhe brenda partisë’, Gjiknuri jep detajet si do zgjidhen kandidatët për deputetë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:23
Damian Gjiknuri

Mazhoranca i propozoi sot opozitës draftin me lista 100 përqind të hapura si dhe uljen e pragut për koalicionet në 3%. Ndërkohë këta kandidatë, do të jenë renditur nga kryetari sipas preferencës së tij, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues.

Në ABC News, Damian Gjiknuri u pyet nëse me këtë propozim bëhet spostim de facto i kandidatit që mund të vendoset në fund të listës. Por Gjiknuri thotë se çdo kandidat nëse ka dhënë kontribut në komunitet do të votohet edhe nëse është vendosur në fund të listës.

-Se mos vendosni Gramoz Ruçin në Gramsh në fund të listës?  Gjiknuri: Gramozin edhe po ta fusësh të fundit në Gramsh, del deputet. Çdo kandidat njihet për bëmat e tij. Unë jam marrë shumë me vota si shumë kolegë. Shumë thonë do ta jap voten ç'ke ti dhe sta japin. Nuk e di njeri se si voton se vota është e fshehtë.

Kjo është fushatë, në këtë themi mos votoni Berishën mos votoni Bashën. Kur ke garë do do kesh dhe kështu tensionesh, ky është elementi i dobët për listat e hapura është dhe luftë brenda llojit.

Lidhur me kërkësën e opozitës që OSBE të asistojë, Gjiknuri tha se  çështja e koalicioneve nuk është teorike se prish ekuilibrin politik.

Opozita do të mbrojë traditën.

Gjiknuri: Tradita u thye. Ti vazhdon me traditën. U ndryshua mënyra e votimit të kandidatëve dhe kjo sjell modifikim të formulës së kalicioneve, nuk jemi në të njëjtat kushte, koalicioni nuk ka qenë pjesë debati, por hapja e listave që është tani fakt i kryer, unë personalisht kam qenë kundër kam pikëpamjet e mia. Por ne kemi gjetur zgjidhjen si çdo vend europian.

Ndërkaq, Bylykbashi i ftuar pas Gjiknurit, tha se listat e hapura janë  përpjekje për të hequr koalicionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat