Erion Alibej, i dyshuar për ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës dhe për grabitjen në Rinas

Shqipëria

Erion Alibej, i dyshuar për ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës dhe për grabitjen në Rinas

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:35
Erion Alibej, i dyshuar për ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës

Erion Alibej, organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan gjatë muajit korrik, gjithashtu është i dyshuar dhe për vrasjen e Bujar Çelës, të ndodhur dje (17 shtator), në Bradashesh.

Çela është vëllai i Talo Çelës, i cili ndodhet në kërkim për grabitjen e milionave euro në aeroportin e Rinasit në vitin 2018, ku dyshohet se edhe Albej ka qenë organizator dhe porositës në këtë ngjarje.

I ndaluari i sotëm, gjithashtu ka qenë i arrestuar dhe 3 vite më parë për plagosje por më pas ka kryer dënimin.

I arrestuar në Itali

Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

Operacioni u zhvilluan drejtoria policise ne Asti, Itali.

Dhe në këtë operacion u shkaterruan dy grupe te trafikut te droges.

Në dy shtepite e vellezerve ne Itali, pas arrestimit u sekuestrua 15 kg kokaine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat