Jashtë spitaleve covid neglizhohen masat, grumbullohen qytetarët

Shqipëria

Jashtë spitaleve covid neglizhohen masat, grumbullohen qytetarët

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:31
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët për zbatimin e masave anticovid me përpikmëri, ndërsa në spitalin infektiv pacientët shoqërohen pa masat e nevojshme kundër Covid-19. Nga ana tjetër,  familjarët e pacientëve shprehen se janë të kënaqur për shërbimet brenda spitalit infektiv, por në shumë raste nuk shmangin grumbullimin jashtë ambienteve të spitaleve covid.

Numri i personave të shtruar në spitalet covid prej ditësh qëndron mbi 150, e bashkë me ta, jashtë ambienteve të spitaleve qëndrojnë familjarët e tyre.

Megjithëse rregullat duken strikte, por jo në të gjitha rastet zbatohen protokollet e sigurisë në spitale. Siç është rasti i këtij pacienti i cili shoqërohet nga infermierja deri në rrethimi.

Po ashtu pa asnjë  veshje mbrojtëse shoqërohet nga familjarët për të bërë dializën.

Por, edhe qytetarët mbeten ende të pandërgjegjësuar sa duhet. Bashkë me një ambulancë vijnë edhe familjarë të të sëmurit.  

Pasi marrin kontakte me mjekët të cilët shoqëruan të dyshuarin apo të prekurin me covid, në sytë e tyre dallon qartë shqetësimi.

Por, rregullat në spitale nuk i lejojnë të bëjnë asgjë, veçse të qetësojnë njëri-tjetrin më një përqafim, megjithëse kjo nuk sugjerohet në kushtet e pandemisë.

Disa prej familjarëve shprehen se kanë komunikuar çdo ditë më të afërmin e tyre përmes celularit, si dhe nuk kanë ankesa për shërbimet.

Në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 125 qytetarë janë konfirmuar me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 pacietnë.

43 qytetarë i janë shtuar listës së të shëruarve ndërsa apeli i ministrisë drejtuar qytetarëve është ruajtja e distancës dhe përdorimi i maskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat