Ndodh edhe kjo në Shqipëri: I vrarë 6 vite më parë, OFL i kërkoi sot të deklaronte pasurinë

Shqipëria

Ndodh edhe kjo në Shqipëri: I vrarë 6 vite më parë, OFL i kërkoi sot të deklaronte pasurinë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 06:18
Shkëlzen Dumani

Ndodhin çudira në vendin tonë. Ditën e sotme OFL i ka kërkuar të justifikojë pasurinë Shkëlzen Dumanit.

Po raportohet se ky person rezulton të jetë i vrarë në Siri, në vitin 2014.

Pasuria e të ndjerit është një apartmanet dhe një automjet, ndërsa në banesën e tij, pas vdekjes edhe të së ëmës, Mentije Dumanit, nuk jeton askush.

Shkëlzen Dumani u vra në moshën 39 vjeçare, teksa luftonte krah grupeve xhihadiste në siri. Pas vrasjes ai u varros në tokën ku luftoi sipas riteve fetare siriane.

Sipas njoftimit të OFL, Shkëlzen Dumani është banues në Tiranë, ndërsa gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”.

Ndërkohë në Siri kanë mbetur edhe dy fëmijët e Shkëlzenit, Eva dhe Endri, për të cilët daja i tyre i ka bërë thirrje shtetit që ti kthejë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat