6 refugjatë afganë u kapen nga policia në zonën e quajtur “Enkelana” në Pogradec.
Dy familje me 3 fëmijë, 2 prej familjeve minorenë kishin udhëtuar në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec. Ata janë shprehur se kishin ecur pre 7-8 ditësh për të mbërritur deri në Pogradec.
Mes lotësh një vajzë e re tha se: nuk jam terroriste. Njëra prej vajzave adoleshente kërkonte të ikte në Tiranë tek nëna e saj. Ata u shprehën se po tentojnë të ikin në një vend më të mirë drejt BE. Ata u morën nga policia kufitare dhe u transportuan drejt Korçës për procedura të mëtejshme.