Greqi: Stuhia i merr jetën fermerit shqiptar, shpëton i biri

Shqipëria

Greqi: Stuhia i merr jetën fermerit shqiptar, shpëton i biri

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:15
Greqi

Një shqiptar është viktimë e stuhisë që ka goditur Greqinë dje.

Cikloni mesdhetar “Janos” po përparon me shpejtësi dhe Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos janë përballur me ndërprerje të energjisë,  rrëzim të pemëve dhe përmbytje.

Deri tani janë shkaktuar dy viktima dhe njëri prej tyre është një fermer shqiptar.

63-vjeçari shqiptar që ishte zhdukur prej ditës së djeshme për shkak të motit të keq dhe u gjet i vdekur në Karditsa, informojne mediat greke.

63-vjeçari u gjet i vdekur nga ekipet e shpëtimit ndërsa arriti të shpëtojë djali i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat