Plagosi 3 persona në lokal, zbulohet kush është i arrestuari

Shqipëria

Plagosi 3 persona në lokal, zbulohet kush është i arrestuari

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:14
Gentian Mino

Personi që shikoni në fotografi, është 43-vjeçari Gentian Mino, i arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Elbasanit.

“Zaranika” u kodua operacioni i policisë për kapjen e tij, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave një vit më parë.

Ndaj Minos, Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

43-vjeçari akuzohet në bashkëpunim me shtetasin I.B., i cili është arrestuar më parë, më datë 2 gusht 2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy persona si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Dyshohet se i ndaluari është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të implikimit të 43-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat