Përfshihet nga zjarri hyrja e Bashkisë Kamëz

Shqipëria

Përfshihet nga zjarri hyrja e Bashkisë Kamëz

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:15
Përfshihet nga zjarri hyrja e Bashkisë Kamëz

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë paraditen e sotme, hyrjen e godinës së Bashkisë Kamëz.

Zjarri ka përfshirë strehën e hyrjes së bashkisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, i ka ndarë ish-kryebashkiaku i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, në kondicionerin që ndodhej në tarracë.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat