Nuk përmbahet Presidenti Meta, del me ultimatumin kërcënues: Hapini listat 100%!

Shqipëria

Nuk përmbahet Presidenti Meta, del me ultimatumin kërcënues: Hapini listat 100%!

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:07
Ilir Meta

Opozita bojkotoi dje Këshillin Politik pas dorëzimit të draftit të PS për formulën e organizmit të listave zgjedhore. Ajo e akuzoi mazhorancën se po bën një hap pas dhe po mbyll listat.

Sot ka ardhur një reagim edhe nga presidenti Ilir Meta, i cili bën thirrje që të hapën 100% listat.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e "integrimit".”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat