Këta janë babë e bir që u qëlluan me armë nga 20-vjeçari durrsak

Shqipëria

Këta janë babë e bir që u qëlluan me armë nga 20-vjeçari durrsak

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:51
Armando Baboçi dhe Erald Gjini

Mbrëmjen e djeshme, atë e bir u qëlluan me armë nga disa të rinj , pas një konflikti tipik shqiptar me shprehjen “Pse m’sheh shtrembër”. Pas disa orësh, babai 39-vjeçari Armando Baboçi ndërroi jetë në spital, ndërsa djali i tij Erald Gjini(ka ndërruar mbiemrin) është jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se ata janë qëlluar nga Klodian Daçi, vetëm 20 vjeç, ndërsa janë arrestuar edhe katër persona të tjerë si bashkëpuntorë në ngjarje. Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur edhe fotoja e babait dhe djalit që u përfshinë në ngjarje. Ata shihen të dy krah për krah në një klub nate.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat