“Deti”, ministri i Jashtëm grek: Po punojmë për shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje

Shqipëria

“Deti”, ministri i Jashtëm grek: Po punojmë për shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:20
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Denidas, flet për çështjen e detit me Shqipërinë.

Ai deklaron se në objektivat e qeverisë greke është që të përcaktohen gradualisht, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të gjitha zonat detare të vendit, kur shfaqet e nevojshme në dakordësi të plotë me fqinjët.

“Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Organet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po shqyrtojnë veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera. Do të ushtrojmë një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin dhe që nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta”, shprehet Denidas, në një intervistë për një media greke.

Në vijim shton se Greqia është e hapur për ndërhyrje të tretë, siç është trajtimi i zonave ekonomike me Turqinë në Gjykatën e Lartë kompetente të Hagës, por për të arritur aty duhet ta miratojë edhe Turqia.

Ndër të tjera shprehet se qëndrimi i deritanishëm i palës turke tregon se është kundër ndërhyrjeve të treta për zgjidhjen e konfliktit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat