Pastërmetet po zgjasin një vit/ Dje u ndje në Tiranë lëkundje me forcë 4 ballë

Shqipëria

Pastërmetet po zgjasin një vit/ Dje u ndje në Tiranë lëkundje me forcë 4 ballë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:24
Ilustrim

Vendi ynë regjistroi një tërmet të moderuar mbrëmjen e të premtes.

Sizmiologët shprehen se ky aktivitet është mëse normal dhe se shpjegohet me periudhën pastërmetore të 26 nëntorit të shkuar, që pritet të zgjasë rreth një vit.

“Nuk e ndjemë fare. Jemi në kat të shtatë. Të gjithë më shtëpi. Jo, nuk kam panik. U mësuam me panikun. Panik nga prekja, panik nga shkolla, nga tërmetet. Nga aplikacioni e mora vesh, se vetë nuk e ndjeva”, shprehen disa qytetarë.

“Tërmeti ishte me magnitudë 3.1 Rihter, ose rreth 4 ballë”, shprehet sizmiologu Rexhep Koçi.

Ai u regjistrua rreth orës 22.30 të mbremjes së të premtes. Epiqendra ishte në Fushë-Krujë, 10 km nën tokë.

“Nuk ka vend për panik në popullatë, pasi janë tërmete të vogla, që i përkasin periudhës pastërmetore të 26 nëntorit të shkuar”, shton Koçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat