Invalidët protestë për biletat/ Elbasan, nuk u njihet ulja e çmimit për shkak të statusit

Shqipëria

Invalidët protestë për biletat/ Elbasan, nuk u njihet ulja e çmimit për shkak të statusit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:26
Pamje nga video

Invalidët e punës kanë protestuar sot pasi nuk u njihet libreza e invaliditetit.

Si rrjedhojë ata nuk mund të përfitojnë transportin urban me 50% të biletës siç parashikohet në statusin e invalidit.

Kjo situatë vijon prej disa muajsh, ndërsa invalidët s’kanë marrë asnjë përgjigje edhe pse kërkesat e tyre i kanë dërguar në disa institucione.

Në shoqatën e mbrojtjes dhe integrimit të Invalidëve të Punës në Elbasan janë aktualisht mbi 200 anëtarë, të cilët preken nga ky vendin i transportit urban dhe interurban.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat