Apeli i Jozefina Topallit: Shteti të ndihmojë refugjatët afganë!

Shqipëria

Apeli i Jozefina Topallit: Shteti të ndihmojë refugjatët afganë!

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:30
Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me një deklaratë prekëse të një vajze nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit.

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë”.-u shpreh ajo, ndërsa shpërtheu në lot.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeparlamentarja Topalli, thekson se fëmijët janë të pafajshëm dhe dëshmitarë të një tragjedie të paparë.

Ajo I drejton një apel të fortë shtetit dhe institucioneve, që ti ndihmojnë.

“Dikur ishim ne shqiptaret… me sa duket ne harrojme shpejt.

Ata duhen ndihmuar, se femijet jane te pafajshem

Jane dëshmitare te nje tragjedie te papare!

Shteti shqiptar mund t ia lehtesoje dramen…

Po si nuk flet asnje as per kete krize te refugjateve..?!!!!”-shkruan Topalli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat