Durrës/ 34-vjeçari mbërriti në Urgjencë me plagë dhe humbi jetën, policia në kërkim të autorit

Shqipëria

Durrës/ 34-vjeçari mbërriti në Urgjencë me plagë dhe humbi jetën, policia në kërkim të autorit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Është zbardhur ngjarja që i mori jetën një 34-vjeçari në Durrës.

Mësohet se sot, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi Idajet Dulla, 34 vjeç, me origjinë nga Kukësi por banues në Durrës, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Paraprakisht deklarohet se viktima është përfshirë në një konflikt çasti me një tjetër person që është identifikuar dhe po kërkohet nga policia. Bëhet fjalë për shtetasin A.K., që punon si shofer autobuzi.

Një natë më parë, në plazh, pas një konflikti çasti humbi jetën një 39-vjeçar dhe u plagosën 2 të tjerë, mes të cilëve dhe djali i viktimës. Kjo është vrasja e dytë brenda më pak se 24 orësh në Durrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat