Rama flet pas kërcënimeve të Metës se do shpërndajë parlamentin: Ka një raport personal me rrotullimin e Hënës

Shqipëria

Rama flet pas kërcënimeve të Metës se do shpërndajë parlamentin: Ka një raport personal me rrotullimin e Hënës

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi në Berlin në lidhje me deklaratat kërcënuese të presidentit Ilir Meta se mund të shpërndajë parlamentin.

Rama tha se nuk i ka ndjekur deklaratat e Metës, por shtoi se ato nuk e surprizojnë.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit. Nuk përbëjnë asnjë surprizë. Ai ka një raport personal me rrotullimin e hënës. Kështu që varet se ku është hëna në momentin që flet. Parlamenti vijon punën dhe është në krye të detyrës”, tha Edi Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe nga Gjermania thirrjen drejtuar opozitës jashtëparlamentare që të ulet e të dialogojë për çështjet pezull për Kodin e Ri Zgjedhor.

Sipas tij duhet të vijohet me implementimin e ligjit dhe nisjen e punës për çështjen e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Rama deklaroi se opozita jashtëparlamentare duhet ta harrojë se mund të bllokojë procesin.

“Shpresoj që opozita të mos humbasë kohë. Zgjedhjet janë në 25 prill. Votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi që duhet të zbatohet. Kemi dhe angazhimin për sistemin e identifikimit elektronik. Sa më shumë humbet kohë aq më shumë vonohet aplikimi . Opozita duhet ta harrojë se mund të bllokojë procesin siç ka bërë”, deklaroi Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat