Javë e përgjakshme në Shqipëri, 5 vrasje dhe 7 të plagosur

Shqipëria

Javë e përgjakshme në Shqipëri, 5 vrasje dhe 7 të plagosur

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Gjashtë ditët e fundit shënuan një bilanc lufte në Shqipëri me vrasje dhe plagosje me armë, silenciator, thika, por edhe bombë me telekomandë.

Prej së hënës, datë 14 shtator dhe deri mbrëmjen e sotme janë shënuar 5 viktima dhe 7 të plagosur në vendin tonë, teksa ngjarja që tronditi më shumë ishte ajo e 15 shtatorit pasdite në Tiranë ku iu vendos eksploziv me telekomandë Preng Gjinit.

Java në 14 shtator nisi me një plagosje të dyfishtë me armë zjarri, babë e bir në Durrës, ndërsa autori u arrestua disa orë më pas. Në 15 shtator në orët e para të mëngjesit u gjet pa jetë i vrarë në Rrogozhinë Klevis Kapllani. Ngjarje ende e pa zbuluar.

Por dita nuk u mbyll me kaq, pasi pasditja kishte rezervuar dy ngjarje të tjera të rënda. Fillimisht një krim në familje në Bathore, ku Agron Tanushaj qëlloi për vdekje ish-kunatën e tij Jetmira Hasani, raporton Abcnews.al.

Ndërsa disa minuta më pas, po atë pasdite, një shpërthim me eksploziv tronditi Tiranën. Makinës ku po udhëtone Preng Gjini iu vendos tritol, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, teksa e kaloi rrezikun për jetën.

Ngjarja ende pa autorë, por pista kryesore është hakmarrja për prishjen e pazareve të drogës, që deri tani ka sjellë disa viktima mes dy fiseve në Mirditë. 16 shtatori nisi me një plagosje me thikë në Pogradec, pas një sherri mes dy të miturve.

Një ditë më pas krimi nuk kishte të ndaluar, pasi goditi në Elbasan, ku u qëllua për vdekje me silenciator Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës. Ngjarja ende pa autorë. Dyshimet janë se pas vrasjes mund të fshihet Erion Alibej, i arrestuar sipas policisë me prova të dokumentuara si porositës i dy vrasjeve të tjera në korrik në Elbasan. Po në 17 shtator në Kamëz, pronari i një lokali qëlloi me armë klientin pas një debati, raporton Abcnews.al.

Dy ditët e fundit vëmendja u zhvendos në Durrës. Mbrëmjen e djeshme pas një sherri humbi jetën një person Armando Baboçi me origjinë nga Laçi me precedent penal, ndërsa u plagos djali i tij dhe një tjetër nga grupi rival. Ndërkohë që pasditen e sotme po në qytetin bregdetar u shënua një tjetër ngjarje e rëndë, ku shoferi i një fasonerie vrau me thikë në zemër furnizuesin e një marketi.

Idajet Dulla, shoferi i furgonit ishte ndalur në një market në zonën e plepave, duke i bllokuar rrugën autobusit që bënte transportin e punonjësve të një fasonerie. Në këtë moment mes tij dhe shoferit të autobusit Arbër Koti nisi një debat.

Pas disa momentesh 33-vjeçari Dulla e qëlloi Kotin me grusht. Ky i fundit u futu në autobus dhe mori një thikë në kroskot duke qëlluar 33-vjeçarin Dulla me thikë në zemër duke e lënë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat