Presidenti vizitë te trualli i Kastriotëve, në vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar dhe në Zall Dardhën e trimave

Shqipëria

Presidenti vizitë te trualli i Kastriotëve, në vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar dhe në Zall Dardhën e trimave

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 23:17
Presidenti vizitë te trualli i Kastriotëve, në vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar dhe në Zall Dardhën e trimave

Presidenti Republikës, Ilir Meta ndërmori në dy ditët e fundit një tur vizitash në zonën e Dibrës, dhe të parin takim kishte me njerëzit e Sinës, truallit të Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Vajtja pikërisht në Sinë nuk është rastësisht, por e mirëmenduar si mesazh kombëtar. Bile Presidenti sapo vizitoi Sinën shkroi në facebook: “Në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.

Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!

Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Por thelbi i vizitës duket te ky takim në Zall Dardhë, ku citon ndër të tjera se “Besa – besë, nihet zani/Zot t`i dalim këtij vatani…”. Paralelizmi me situatën e sotme ku Rilindja ka pushtuar gjithçka duket se kërkon “Zot ti dalim këtij Vatani”.

Ndalesa në Zall Dardhë, ku qindra e qindra njerëz kishin dalë për ta pritur Kryetarin e Shtetit Shqiptar, e ku asambli “Kuvendi Zall Dardhës” solli hare, çka solli edhe fjalë frymëzuese të Presidentit për qytetarët shqiptarë, duke i kujtuar Kombit vargjet legjendare “Me gjoks flakën ja shuajmë topit/Jemi gjaku Kastriotit!”. 

Ilir Meta nga Zall Dardha shkroi në Facebook:

“I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte:

“Me gjoks flakën ja shuajmë topit,

Jemi gjaku Kastriotit!”

Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre.

Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti.

Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.

“Besa – besë, nihet zani,

Zot t`i dalim këtij vatani…”.

Pritje e jashtëzakonshme e Kryetarit të Shtetit solli edhe fjalën e Metës të ishte entuziaste dhe mesazh për shqiptarët.

Në fund para largimit nga Zall Dardha, Presidenti postoi këtë mesazh:

“Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve.

Trimërinë dhe heroizmin e dibranëve në luftërat për mbrojtjen e territorit dhe identitit tonë kombëtar, populli e ka përjetësuar në këngë.

Padyshim një ndër më të veçantat, dhe një nga më të dashurat për mua është edhe Kënga e Hajredin Pashës.

Por më të jashtëzakonshme e bëri për mua, këngëtarja më e re e Ansamblit “Kuvendi i Zall Dardhës”, Elisa Skarra, vogëlushja 10-vjeçare, që të mahnit jo vetëm me talentin e jashtëzakons

hëm, por edhe me dashurinë e madhe për Atdheun e rrënjët e të parëve.

Një falenderim të veçantë kam për prindërit e saj që kanë mbajtur gjallë traditat dhe kanë trashëguar tek brezi më i ri vlerat tona më të mira kombëtare. Model frymëzimi për të gjithë!

Ju përshëndes me këtë interpretim virtuoz të artistes sonë Elisa Skarra”

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat