COVID-19: Rriten sërish rastet e reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëria

COVID-19: Rriten sërish rastet e reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 08:19
Ilustrim

Covid-19 ju ka marrë jetën 5 personave brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ndërkohë është regjistruar një numër i lartë rastesh të reja, 153 të tilla në të gjithë vendin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja të infektimit janë: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.

Viktimat janë një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat