Java e parë në shkollë mbyllet mes problematikash! Skandal me mësues të infektuar me Covid-19 dhe udhëzues të pazbatuar

Shqipëria

Java e parë në shkollë mbyllet mes problematikash! Skandal me mësues të infektuar me Covid-19 dhe udhëzues të pazbatuar

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:47
Ilustrim

U plotësua 1 javë nga hapja e shkollave në të gjithë vendin dhe ashtu siç pritej këto ditë nuk kaluan pa zhurmë e skandale. Pavarësisht se u tha që çdo shkollë do të sigurohej mirë përpara hapjes, për të shmangur çdo problematikë në lidhje me pandeminë, në fakt nuk ndodhi kështu. Në udhëzuesin e Ministrisë së Shëndetësisë caktoheshin disa rregulla anti-Covid, që duheshin respektuar, por mesa duket nuk janë marrë parasysh.

Iconstyle realizoi një sondazh në faqe për të kuptuar më qartë situatën dhe nëse në shkollat tona shkoi gjithçka ashtu siç ishte planifikuar përgjatë javës së parë. Edhe pse çdo institucon arsimor e kishte të detyruar të respektonte një më një pikat e udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë kjo gjë nuk ka ndodhur.

Nga 1312 votues në sondazhin tonë 34% janë shprehur se rregullat e udhëzuesit nuk janë respektuar në shkollën e tyre. E po ashtu në një tjetër sondazh të realizuar në faqen e Iconstyle në Instagram ka pasur një diferencë shumë të vogël mes atyre që thonë se udhëzuesi është zbatuar dhe mes atyre që tregojnë se nuk është zbatuar. Sipas votuesve, 2941 thonë se udhëzuesi është respektuar, ndërsa 2216 thonë të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat