“Jetim, rrinte në hije po e ekspozoi lidhja me ish Miss-in”! Gazetari zbulon të shkuarën e bashkëshortit të Suada Sherifit!

Shqipëria

“Jetim, rrinte në hije po e ekspozoi lidhja me ish Miss-in”! Gazetari zbulon të shkuarën e bashkëshortit të Suada Sherifit!

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:54
Suada Sherifi, Eldi Dizdari

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar të shkuarën e Eldi Dizdarit, bashkëshorti i Suada Sherifit, i cili u arrestua ditën e djeshme në Dubai, pas një operacioni të gjerë ndërkombëtar për goditjen e kartelit të drogës.

Duke folur për ABC News, gazetari tha se për herë të parë në pranga kanë rënë persona që konsiderohen si hierarkia e trafikut të drogës referuar këtu Eldi Dizdarit, i cili sipas tij është parë nga autoritetet shqiptare si i paprekshëm.

Sipas tij, bosët e drogës në Shqipëri kanë ndërtuar një parajsë fiskale në Dubai duke ikur nga drejtësia, por edhe rivalët e tyre që mund të tentojnë t’i ekzekutojnë.

Gazetari tregoi edhe historinë e Eldi Dizdarit që është rritur pa babanë, pasi ia kanë ekzekutuar në Tropojë në vitin 1998. Ai shton se Dizdari është një person që ka qëndruar gjithmonë në hije, por lidhja me një personazh të njohur, si Ish Miss Shqipëria, Suada Sherifi, e ekspozoi në sytë e publikut.

“Prokurorisë së Firenzes i janë dashur 5 vjet të lidhë fijes. Arrestimi i Eldi Dizdari që përmendej vetëm nën zë. Ngjarja në ish-Bllok zanafillën e ka nga një konflikt mes tij edhe Ervin Matës. Eldi Dizdari nuk u pa më në Shqipëri dhe u spostua në Dubai. Sot disa nga boss-ët më të mëdhenj të trafikut të drogës kanë gjetur një parajsë fiskale në Dubai. Ata janë vendosur aty dhe unë jam kurioz nëse ka gjetur njeri me Eldi Dizdari. Para pak ditësh ata i kanë dërguar mesazh njëri-tjetrit në sistem. Këtu ku jemi ne, le të vazhdojë të merret Artan Hoxha me ne.

Sot disa bossë të krimit dhe trafikut janë të instaluar aty, ka nga Lushnja, nga Tirana, nga Tropoja, Shkodra. Janë të vendosur në Dubai. Nuk është se ka pasur ngarkesë kriminale. Ka pasur vetëm një rast dyshimi, implikimi. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Tropojë në Janar të këtij viti. Ai ka një histori. Ai është rritur jetim. Babai i tij është vrarë në janar të vitit 1998, një ditë pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt dhe Demirit. Në pritën e datës 6 Janar në aksin që lidh Sopotin dhe Qafën e Lushës. Është vrarë Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Eldi Dizdari e ka dajë Avdyl Matoshi. Më vonë ai është larguar deri kur më vonë . Në vitin 2015 kam ndeshur teksa flisja për kokainën nga Ekuadori këtë grup personash. Eldi Dizdari nuk ishte një personazh që mund t’i afroheshe kollaj. Ishte një personash që rrinte në hije dhe e ekspozoi lidhja me ish-missin”, tha Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat