Meta: Prishja e “5 qershorit” do të ndëshkohet nga qytetarët. Hapni listat ose largohuni!

Shqipëria

Meta: Prishja e “5 qershorit” do të ndëshkohet nga qytetarët. Hapni listat ose largohuni!

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:26
Ilir Meta

Ndërsa klimat në Këshillin politik vijon të mbetet e tensionuar pasi palët politike ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, Presidenti Meta i bën thirrje mazhorancës socialiste që të reflektojë. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Shtetit shkruan se çdo manovër mashtruese për hapjen e listave për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit do të ndëshkohet nga qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Ilir Meta ka një thirrje të drejtpërdrejtë për socialistët, të hapin listat 100% ose të largohen.

MetaÇdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.  Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat