Punime në nënstacionet e Tiranës dhe Krujës, OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë javën e ardhshme

Shqipëria

Punime në nënstacionet e Tiranës dhe Krujës, OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë javën e ardhshme

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi të dielën se për shkak të punimeve për të ripërtërirë pajisjet e transmetimit javën e ardhshme do të ndërpresë pjesërisht furnizimin me energji elektrike në disa zona të Tiranës dhe Krujës.

Në Tiranë, nga data 21 deri më 25 shtator, do të ketë pjesërisht ndërprerje të energjisë në oraret 09:00-13:00. Ndërkohë në Krujë do të ketë shkëputje në orarin 10:00-13:00 dhe vetëm në datat 21-22 shtator.

Nga punimet në nënstacionin e transmetimit të Uzinës Dinamo në Tiranë do të ketë ndërprerje të pjesshme dhe me alternime në zonën pranë ish-Uzinës, rrugën “Siri Kodra”, rrugën “Jordan Misja”, zona pranë shinave të trenit, zona pas spitalit të Traumës, Babrru, Paskuqan, Bathore dhe Kamëz.

Nga punimet në nënstacionin e transmetimit të Fushë-Krujës do të preken fshatrat Borizanë, Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth, Brrok, Ura e Gjolës, zona e rrugës Krujë-Laç etj.

Prej javësh OSHEE ka kryer punime të ngjashme në zona të tjera të Tiranës, Krujës, Beratit, Tepelenës dhe Elbasanit si pjesë e programit të investimeve për të ulur humbjet në rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat