E rëndë: 50-vjeçari dhunon fqinjën pas konfliktit me burrin e saj dhe e fut nën rrotat e makinës

Shqipëria

E rëndë: 50-vjeçari dhunon fqinjën pas konfliktit me burrin e saj dhe e fut nën rrotat e makinës

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në njësinë Guri Zi në Shkodër.

Një shtetas rreth 50 vjeç, Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka futur nën makinë një komshie të tij, shtetasen Katrina Hila 54 vjeçe. Ajo ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka gjetur 54 vjeçaren nën gomat e makinës të Hilë Simonit rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve dyshohet se 50 vjeçari Hilë Simoni përpara se ta godiste dha ta vendoste nën rrotat e makinës, e ka rrahur 54 vjeçaren Katrina Hila dhe pas dhunës fizike më pas e ka zënë me makinën e tij. Pas kësaj ngjarje ka mbërritur policia duke bërë të mundur fillimisht nxjerrjen nga poshtë makinës të Katrina Hilës dhe më pas arrestimin e 50 vjeçarit Hilë Simoni, shkruan balkanweb.

Gruaja po shkonte në kishën e fshatit në mëngjes kur papritur komshiu i saj dyshohet se i ka dalë para e ka rrahur dhe më pas e ka vënë nën gomat e makinës. Sipas burimeve nga vendngjarja Katrina Hila dhe Hilë Simoni i kanë banesat shumë afër në lagjen Kërtollaj të njësisë Guri Zi. Po sipas të njëjtave burime palët kanë një konflikt të mëparshëm mes tyre. Bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara, konflikt i cili ka vijuar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat