Pse zgjodhi LSI dhe jo PS, Shehaj: Aty janë rilindasit që i hanë socialistët

Shqipëria

Pse zgjodhi LSI dhe jo PS, Shehaj: Aty janë rilindasit që i hanë socialistët

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:23
Brisida Shehaj

Brisida Shehaj, ish drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, aktualisht drejtoreshë informacioni në RTV Ora, i rikthehet politikës aktive.

Ajo do të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti sipas së cilës mund ta kandidojë edhe për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pse zgjodhe LSI?

Brisida Shehaj: Siç e thotë emri: Lëvizja Socialiste për Integrim. Isha socialiste, jam socialiste…”

Pse jo PS?

Brisida Shehaj: Ndryshimi ky është: jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Aty janë rilindasit që mendojnë të hanë socialistët. Po shihja pamjet, Mjaft që godiste me vezë kryeministrin me thirrjet “Nano ik”. Hall i madh, duhet të ikte Nano të vinin këta. Tani ua kuptoj euforinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat