Paralajmërimi i Dumës: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Shqipëria

Paralajmërimi i Dumës: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:25
Grida Duma

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës dhe Erion Veliaj në Tiranë, a e penalizon Partinë Demokratike?

Kjo ishte pyetja që gazetarja Sonila Meço i bëri ish deputetes së PD, Grida Duma.

Sipas kësaj të fundit, Rama dhe Veliaj janë njerëz të markuar për gjakpirjen e shqiptarëve, ndërsa shtoi se Rama do të dalë nga historia politike e vendit në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

 “Janë njerëz të markuar për gjakpirjen e plotë të shqiptarëve. Për mua ky  zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar. Nuk ka patur në histo e qeverisjes një individ që ta nisë me vjedhje që ditën e parë. Nuk ka patur një qeverisje më të qartë për të vjedhur shqiptarët se sa kjo. As imagjinata nuk kap dot se si mund të krijosh tendera e nëntendera për 5 njerëz.

Nuk dua në asnjë moment ti uroj keq atyre që do marrin çelësat e shtëpisë por kanë një vit që po enden si nomadë, si arixhinj duke qenë qytetarë shqiptarë. Kanë një vit që enden nga një shtëpi me qera në tjetrën”, tha ndër të tjera Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat